Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim madhështor me diasporën në Hanover të Gjermanisë, raporton Scanner.
“Diaspora është forcë dhe potencial i Kosovës. Është urëlidhje e jona me demokracitë dhe ekonomitë më të zhvilluara në botë. Ne, mundemi ma mirë. Ne, bashkë, siç kemi mundur në vitet e 90-ta, do të mundemi edhe tash. Me diasporën, Kosova mundet ma mirë!”, ka thënë Hamza para qindra bashkadhetarëve.
Postimi i plotë:
Diaspora foli me zë të fuqishëm në Hanover 🇽🇰🇩🇪
Një përkrahje e madhe, me entuziazëm dhe vullnet të fortë për ta bërë Kosovën më të mirë.
Diaspora është forcë dhe potencial i Kosovës. Është urëlidhje e jona me demokracitë dhe ekonomitë më të zhvilluara në botë. Ne, mundemi ma mirë. Ne, bashkë, siç kemi mundur në vitet e 90-ta, do të mundemi edhe tash. Me diasporën, Kosova mundet ma mirë!
Shtëpia e zemrës, Kosova, do të bëhet shtëpia e së ardhmes së përbashkët!