Ibrahim RUGOVA , Praesident der Provinz Kosovo . Pristina , 22.03.2005 , Pristina Serbien und Montenegro PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY Copyright: xThomasxKoehxlerx Ibrahim Rugova President the Province Kosovo Pristina 22 03 2005 Pristina Serbia and Montenegro PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY Copyright xThomasxKoehxlerx

Lajme

Hamiti rikthen një tekst të Ibrahim Rugovës student, shkruar për 28 Nëntor

By GAZETA SCANNER 1

November 28, 2023

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti ka publikuar një shkrim të shkruar para 55 vitesh nga Ibrahim Rugova kur kishte qenë student, me rastin e 28 nëntorit.

Hamiti ka ndarë një pjesë nga ky shkrim, ku Rugova flet për perandorinë Osmane që ka marrë shumëçka nga shqiptarët, por jo atë më të vlefshmen, fuqinë e trimërinë.

“”Kulçedra e Anadollit na gëlltiti ç’patëm. Po ajo mori shumëçka, gati na zhbiu, por s’mundi të na marrë atë më të vlefshmen, më madhështoren – fuqinë, trimërinë që i çoi në këmbë prore shpirtrat tanë të djegur për tokën e stërgjyshërve”, shkruante Ibrahim Rugova, atëherë student, si sot para 55 vitesh.”, shkruan Hamiti teksa citon Rugovën.

“Ibrahim Rugova i priu lëvizjes për pavarësi të Kosovës. U zgjodh katër herë President i Kosovës. Ati Themeltar i shtetit të Kosovës”, ka përfunduar ai.