Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar pushtetit për pengime të hetimeve parlamentare, të cilat po iniciohen nga opozita.
Ai ka vlerësuar se VV-së i pengon formimi i Komisioneve Hetimore Parlamentare sepse dëshiron pushtet pa balancë tw pushteteve.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se kjo është arsyeja që Gjykata Kushtetuese dhe pushteti i gjyqësorit po sulmohet nga eksponentët e pushtetit.
“Ka kërkuar pushtet absolut, prandaj dhe garoi në zgjedhje Vetëvendosje e Albin Kurtit me moton #KREJTdheDREJT. Tash, në vitin e katërt, të fundit, të këtij pushteti, kushdo e sheh se kanë kërkuar të qeverisnin, më saktë të sundonin, pa balanc të pushteteve, pa kontroll të pushteteve legjislative dhe gjyqësore, që është normal në demokraci. Prandaj, regjimi i ri në Kosovë nuk i do hetimet parlamentare për korrupsionin masiv të Qeverisë së Vetëvendosjes. Prandaj, Ministresha e Drejtësisë, të gjithë protagonistët qeveritarë, s’e duan Gjykatën Kushtetuese të Kosovës që po i sanksionon shkeljet serike të Kushtetutës prej këtij regjimi autoritar”, ka shkruar Hamitit.