Kandidati për deputet nga LDK-ja, Muhamet Hamiti, ka thënë se kontrollimi reciprok i pushteteve mundëson funksionimin demokratik të shoqërisë dhe shtetit.
“Kontrolli reciprok i pushteteve (checks and balances) mundëson funksionim demokratik të shoqërisë e të shtetit.
Njerëzit me mendësi autoritare – komunistët në radhë të parë – e duan pushtetin absolut. Ky soj autokratësh kontrollin reciprok të pushteteve e sheh si cenim të pushtetit të tyre.
Shembuj të kësaj mendësie ka shumë në Kosovë e në Shqipëri”, ka shkruar Hamiti në llogarinë e vet në “Facebook”.
Kjo deklaratë e Hamitit vjen në kohën kur LDK-ja dhe Vetëvendosje janë duke negociuar për bashkëqeverisje.
LDK është duke insistuar në postin e presidentit, por kjo po kundërshtohet nga Vetëvendosje.