Lajme

Hamiti, Bislimit: Qeveria e ka hak ta shënojë 1-vjetorin e sanksioneve nga BE-ja

By GAZETA SCANNER 1

June 23, 2024

Muhamet Hamiti i LDK-së ka shkruar në lidhje me deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili ka thënë se masat e BE-së ku Kosova ka humbur me qindëra miliona euro, ia kanë vlejtur.

Sipas Hamitit, ngaqë Bislimi thotë kështu, atëherë kjo qeveri i ka hak sanksionet.

Postimi i plotë:

Qeveria e Vetëvendosjes e ka hak ta shënojë 1-vjetorin e sanksioneve ndërkombëtare që po i përjeton Kosova për herë të parë në historinë e vet falë politikës së Albin Kurtit me shokë e shoqe.

Kosova ka humbur qindra milionë euro deri tani, por do t’ia vlente t’i humbte edhe 1 miliard e gjysmë euro, siç ka thënë zëvendësi i Kurtit.

Republika e Kosovës nuk e ka marrë asnjë njohje ndërkombëtare në kohën e Qeverisë Kurti. Ja edhe një arritje e regjimit #KREJTdheDREJT!