Sport

Hamilton i arrin 100 fitore në karrierë, pasi e fiton çmimin e madh të Rusisë

Pas një agjërimi prej më shumë se dy muajsh, Lewis Hamilton ngjitet në shkallën më të lartë të podiumit për suksesin e 100-të në Kampionatin Botëror të Formula 1.

Britaniku ia doli të triumfonte në Çmim e Madh të Rusisë që u dominua thuajse përgjatë gjithë garës nga Lando Norris, por gara u rindez në finale nga shiu që detyroi pilotin e McLaren të bënte një gabim.

Në podium, me fituesin Hamilton, u ngjitën edhe Max Verstappen dhe Carlos Sainz. Charles Leclerc nuk ia del të përfundojë garën.

Shiu ishte “fajtori” që privoi Lando Norris fitoren e parë në Formula 1, duke prishur finalen e raundit të pesëmbëdhjetë të kampionatit botëror.