Botë

Hamasi emëron shefin e ri

By GAZETA SCANNER 1

August 06, 2024

Hamasi ka emëruar Yahya Sinwarin si shefin e ri të përgjithshëm, duke zëvendësuar Ismail Haniyehin, i cili u vra në Teheran javën e kaluar, shkruan BBC të martën.

Që nga viti 2017, Sinwar ka shërbyer si udhëheqës i grupit brenda Rripit të Gazës. Ai tani do të bëhet lider i krahut politik.

Besohet se Sinwari është në Rripin e Gazës. Ai dyshohet se është arkitekti i sulmit të 7 tetorit në Izrael.

Njoftimi vjen në një moment tensioni të shtuar në Lindjen e Mesme, pasi Irani dhe aleatët kërcënojnë me hakmarrje për vrasjen e Haniyehit, për të cilën fajësojnë Izraelin. Izraeli nuk ka komentuar akuzat.

“Lëvizja e Rezistencës Islamike Hamas shpall zgjedhjen e liderit Yahya Sinwar si kreun e byrosë politike të lëvizjes”, thuhet në një deklaratë nga Hamasi.