Të paktën 34,735 palestinezë janë vrarë që nga sulmet e 7 tetorit, ka thënë ministria e shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi.
Ministria shton se 78,108 të tjerë janë plagosur, shkruan Sky News.
Gjatë 24 orëve të fundit, 52 persona ishin vrarë nga sulmet ajrore izraelite.
Shifrat e ministrisë së shëndetësisë nuk bëjnë dallim mes civilëve dhe militantëve.