Lajme

Haliti tregon se po i presin ndërkombëtarët ta marrin “aminin” për hapjen e urës në Ibër

By GAZETA SCANNER 1

September 12, 2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka thënë se ura e Ibrit duhet të hapet dhe se Qeveria e Kosovës i ka kryer të gjitha detyrat që i takojnë për një gjë të tillë.

Ai, në “Debat Plus”, tha se Qeveria ka vendosur t’u japë kohë aleatëve ndërkombëtarë që të vendosin se kur është koha e duhur për hapjen e urjes.

“Mendoj që Qeveria ka bërë mirë që u ka dhënë kohë ndërkombëtarëve të tregojnë se kur është momenti i duhur edhe për ta. I kemi parë deklaratat e Osmanit që jep një parashikim që deri kur mund të ndodhë hapja e urës, e ka përmendë fundin e vitit, konsideroj që është e mjaftueshme kjo”, tha ai.

Sipas Halitit, çështja e hapjes së urës nuk duhet të politizohet dhe kurdo që hapet ajo të bëhet pa pompozitet.