Lajme

Haliti: Operacioni ku u vra Enver Zymberi ishte pa koordinim me aleatët

By GAZETA SCANNER 1

September 07, 2023

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë që aksioni i policisë në veri të Kosovës më 2011 kishte qenë i pakoordinuar me ndërkombëtarët.

“E kemi pasur një përvojë të keqe në të kaluarën, kur i kemi nisur forcat speciale në veri në aksion, dhe në kthim e sipër, dua ta them publikisht, policinë e Kosovës e ka shpëtuar ambasadori i ShBA-së, sepse kanë rënë në pritë, kanë qenë në rreziqe shumë, shumë të mëdha. Ka qenë aksioni ku është vrarë polici Zymberi në aksion, të cilin ne e kemi shpallur hero. Duhet të jemi kooperativë, dhe të mos qesim ‘petulla në ujë’, se a e kemi të shkruar a jo. Marrëveshjet politike me bashkësinë ndërkombëtare nuk shkruhen në Kushtetutë, dhe nëse KFOR-i kërkon diçka prej nesh, ajo nuk është kategori kushtetuese por duhet të zbatohet”.

“Aksioni i atëhershëm ka qenë plotësisht i pakoordinuar me aleatët”, theksoi Haliti, duke iu referuar operacionit në fjalë, ku u vra polici Enver Zymberi.