Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka folur për takimin e nesërm që do të ndodh mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha se nuk do të ketë plan të ri, ku sipas tij, do të vazhdojnë t`a akuzojnë njëri-tjetrin.
I ftuar në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Haliti tha se Serbia dëshiron ta vazhdon deri në in finit që mos të fillojë zbatimi i marrëveshjes.
“Nuk e besoj që mund të ketë plan të ri, marrëveshjet janë të nënshkruara. Duke marrë parasysh sjelljen e të dyjave palëve, mendoj që do të vazhdojnë duke akuzuar njëri- tjetrin. Serbia dëshiron ta shtyjë deri në infinit marrëveshjen që mos të fillojë zbatimi i marrëveshjes. Nuk e besoj që është zhvendos kërkesa për asociacionin dhe nuk e besoj që përfaqësuesit e emëruar dhe të besueshëm të BE-së dhe të ShBA-ve mund të veprojnë sipas logjikes sonë. Ne kemi pranuar si Kosovë qoftë marrëveshjen e Ahtisarit, projekt që ia ka hap Kosovës perspektivën pasi që është pranuar që ta shpall pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar Haliti.
Derisa, deputeti theksoi se Kosova ka probleme aktuale, ku tha se Serbia po vazhdon me krijuar situata në veri.
Ai shtoi se Serbia po pret që pala kosovare të provokojë atë, ku sipas tij, provokimi mund të jetë hapja e Urës së Ibrit.
“Kemi probleme aktuale, kemi problemin në të cilën po e menaxhon Serbia në veri dhe po vazhdon me krijuar situata. Serbia po pret që pala kosovare të provokojë dhe akti i cili mund të provokohet Serbia është hapja e Urës së Ibrit. Ne nuk kemi bërë plane për ti goditur qytetarët tanë sepse ata janë shtetas të Kosovës, ne duhet t`i mbrojmë ata”, tha Haliti.
Ndryshe, i pyetur për raportin për sulmin në Banjskë, deputeti u shpreh se Kosova ka dërguar një raport, por problemi sipas tij është se ai raport nga BE-ja sa është shqyrtuar dhe sa ka qenë i besueshëm.
“Sa i përket raportit, unë mbeta i shtanguar kur e dëgjova zotin Stano sepse kam informata ne kemi informata publike, ne e kemi dorëzuar një raport problemi është sa është konsideruar ai raport nga BE-ja, sa është shqyrtuar dhe a ka qenë raport I besueshëm të gjitha këto duhet për t`i analizuar. Dhe ku është miratuar në cilin institucion të Kosovës është miratuar dhe a është bashkëpunuar me EULEX-in dhe me KFOR-in gjatë përpilimit të këtij raporti. Për mua në kushtet që është Kosova dhe mënyrën deri ku kemi ardhur këtu, procesi i lirisë dhe tranzicionit e bisedimeve është nisur bashkë me BE dhe ShBA-të”, është shprehur Haliti.