Lajme

Haliti: Legjislatura e Pavarësisë është historike, të tjerat janë detyrë për deputetët

By GAZETA SCANNER 1

December 12, 2024

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur mbi rolin e deputetëve gjatë tetë legjislaturave të Kuvendit të Kosovës.

Në një intervistë për “Debat Analizë”, ai ka theksuar se nuk ka asnjë krenari për të votuar një ligj, pasi është detyrim dhe obligim i çdo deputeti sipas Kushtetutës.

Haliti ka vlerësuar shpalljen e Pavarësisë si legjislaturën më të suksesshme.

“Nuk ka diçka krenari për ta votuar një ligj, është detyrim dhe obligim për deputetin me Kushtetutë që të votojë për, kundër ose të abstenoj. Mendoj që miratimi i Kushtetues së Kosovës, edhe i disa ligjeve që kanë të bëjnë me të ardhmen e Kosovës kanë qenë domethënëse për jetën e qytetarëve për jetën e njerëzve që duan të jetojnë këtu. Mbi të gjitha, edhe disa suksese që kemi korr qoftë si legjislatura të qeverive tona, qoftë edhe më vonë ka pasur suksese. Por ajo që më duet gabim është se faji gjithmonë hidhet tek deputetët dhe Kuvendit, por që realisht është se qëndrimet merren brenda partve politike, dhe pastaj përplasjet bëhen siç janë bërë brenda grupeve parlamentare për të goditur kryesisht pozitën, pozita pastaj përgjigjet”, ka deklaruar Haliti.

Ai ka theksuar se qeveritë si më herët edhe tani nuk janë të përkushtuara sa duhet për transparencë dhe përgjigje në parlament.

Ai ka kërkuar gjithashtu që të ketë penalizime për mospjesëmarrjen e ministrave dhe deputetëve që nuk ushtrojnë obligimet e tyre parlamentare.

“Duhet të ketë penalizme për mospjesëmarrje, sepse një ministër nuk guxon mos të vijë në parlament kur ka pyetje dhe çështje që ka me diskutu, duhet të penalizohet nga kryeministri. Kryeministri duhet të penalizohet nga parlamenti. Ka metoda, deputeti që nuk voton duhet të penalizohet me pagë, sepse e ka për obligim, në të kundërtën absteno”, ka deklaruar ai.