Lajme

Haliti i del në mbrojtje Liburn Aliut: S’ka bërë ndonjë krim me atë deklaratë

By GAZETA SCANNER 1

December 01, 2023

Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës, ka dhënë dje një deklaratë të çuditshme në emisionin “Zanat” në T7.

Ai deklaroi se është ministër i një qeverie të një shteti të përkohshëm. Në lidhje me këtë deklaratë, ka folur edhe deputeti Xhavit Haliti.

Haliti për Lajmi.net, tha se është vetëm një mendim dhe se nuk është ndonjë akt kundër pavarësisë së Kosovës.

S’ka bë ndonjë krim me atë deklaratë. Mendimet e tij, në politikë jemi. Vetëvendosje gjithmonë ka kaërkuar bashkimin me Shqipërinë. Nuk është e kundërligjshme me folë, as nuk e ka shkelë Kushtetuten. Nuk ka ndermarrë ndonjë akt të dhunshëm kundër pavarësisë së Kosovës. Nuk ka organizuar diçka që e dëmton Kosovën, është vetëm një deklaratë…”, ka thënë Haliti.