Lajme

Haliti e quan pushtetin kopsht politik: Duhet zbatuar sugjerimet e baballarëve të demokracisë perëndimore

By GAZETA SCANNER

September 27, 2024

Xhavit Haliti, deputet i PDK-së, ka komentuar deklaratën e ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, të cilën deklaratë e quajti si të “mirëpritur”.

Sipas Halitit, Kosova s’mund t’i dërgojë ndonjë faturë Perëndimir, “por ata neve po”.

Të bësh deklarata si mysafir në shtëpinë e të zotit të shtëpisë, i cili ta ka dhënë dorën kur s’ke pas fuqi të ecësh, të ka mbajtur “caca” e të ka shëruar plagët e luftës, i cili po të trajton si mik, është padituri dhe politikisht gabim që ka kostot e veta të cilat i kushtojnë e po i kushtojnë qytetareve të Kosovës. Ne s’mund ti dërgojmë ndonjë faturë Perëndimit, por ata neve po”, tha Haliti për FrontOnline.

Tutje, Haliti ka përdorur një togfjalësh interesant për të përshkruar pushtetin, duke e quajtur “kopsht politik”.

“E kuptojnë të gjithë që Kosova është në proces zgjedhorë, e beteja për vota është e hapur për të gjitha palët, edhe pse ligjërisht fushata akoma s është shpallur, megjithatë fushata duhet të ketë konturat e veta, duke mos i tejkaluar ato, përmes të cilave ruajmë raportet me Perëndimin. Prandaj Kopshti Politik i Kosovës duhet të respektoj e zbatoj sugjerimet prindore të Baballarëve të demokracive Perëndimore”, potencoi Haliti.