Lajme

Halil Thaçi e krahason Vetëvendosjen me UÇK-në: Jemi lëvizje gjithëpopullore

By GAZETA SCANNER 1

October 04, 2024

Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, i njohur për punësimet në KEK dhe ndërhyrjet në shpronësimet në Shipitullë, e ka bërë një krahasim të çuditshëm.

Ai ka thënë se VV-ja i kalon përmasat e një subjekti politik. Madje, Vetëvendosjen e ka krahasuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

‘’ VV i ka kaluar përmasat e një subjekti politik. VV sot është Lëvizje gjithëpopullore me krahasua me LDK-në e fillim viteve të 90’ta dhe UÇK-në e fund viteve 90-ta dhe VV nuk është më thjeshtë subjekt politik, por lëvizje gjithë popullore që po kërkon dhe po dëshiron edhe po e zbaton ligjshmërinë në gjithë territorin e Kosovës’’, deklaron deputeti Thaçi

”S’po du me u marr me ta hiç. Unë jam vetë njeri nga ata që kam votuar kundër Kodit Civil. Unë kurrë asnjëherë nuk e kam përdorur këtë votë për me perfitu votën e dikujt tjetër. Unë i besoj Lëvizjes’’, shton deputeti Thaçi për FrontOnline.