Lajme

Halil Matoshi i thotë Blerim Gashit: Kurti në ty i ka sytë, po të këqyr me dylbi

By GAZETA SCANNER 1

April 25, 2024

Përplasje mes analistësh ka ndodhur në televizionin Kanal10.

Kjo ndërlidhur me pjesëmarrjen e Kurtit në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut,

Blerim Gashi ka thënë se opozita e Maqedonisë ka vepruar mirë që ka ardhur në qeverinë e Kosovës.

“Boll mirë kanë ba që kanë ardh në qeverinë e Kosovës. Bujar Osmani ka pas qejf me shku në Beograd kohëve të fundit. Me përcaktu që Albin Kurti shkon me bo dëm atje, kam thënë që unë konsideroj se Kurti ka punë ma të meçme në Kosovë. Edhe Kurti humbës, edhe Ali Ahmeti humbës. S’ka fitore këtu. S’mundesh mu shty me VMRO-DPMNE”, tha Blerim Gashi.

Matoshi ironizoi duke thënë se Kurti i ka sytë në Kurtin.

“Kurti në ty i ka sytë. Me dylbi është tu të këqyr. Nuk të la me bo propagandë se po koritesh. A e ke dëgju atë plakën te Bajram Rexhepi? Na keni ndihmu…”, tha Halil Matoshi.