Lajmest-slider

Halil Kastrati më 28 dhjetor bën me shtëpi 128 familje skamnore

Humanisti Halil Kastrati, i cili drejton organizatën “Jetimat e Ballkanit”, ka bërë me dije se më 28 dhjetor do t’i dhurojë 128 pa çelësa të shtëpive për familjet skamnore.

“Sot një javë! Me datë 28 në sallën që e shihni mbrapa meje do të dhurohen 128 palë çelësate shtepive të reja për familjet nevojtare. Do të jetë një dite e veçantë dhe e pa harruar më shumë surpriza tjera me datë 28 dhjetor në Prizren ora 13:00. Ju mirepresim Zoti ju shperbleftë”, ka shkruar Kastrati në llogarinë e vet në “Facebook”.