Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, do të mbajnë sot (e diel) një konferencë të përbashkët për media.
Sipas njoftimit të AAK-së, Haki Abazi është bashkuar me listën e partisë për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Konferenca do të zhvillohet në selinë e AAK-së, në orën 12:00, ku do të marrin pjesë Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër dhe Haki Abazi.