Lajme

Hajdari: Serbia s’e njohu gjuhën e paqes, falë UÇK-së sot jemi të lirë

By GAZETA SCANNER 1

June 12, 2024

Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ka çliruar Kosovën, duke bashkëpunuar me aleatët e saj si NATO dhe SHBA-ja, kështu ka deklaruar Enver Hajdari nga OVL-UÇK.

Megjithatë, ai gjithashtu vlerëson kontributin e Lëvizjes Paqësore, duke theksuar se çdo pjesëmarrës në luftën për liri ka pasur një rol të vetin.

Hajdari ka theksuar se përpjekjet për pavarësi të Kosovës kanë qenë të vazhdueshme që nga viti 1912, por Serbia nuk ka njohur gjuhën e paqes, vetëm të pushkës, dhe për këtë u formua UÇK-ja.

Ai ka potencuar se liria nuk është arritur lehtë pasi ka kërkuar sakrificë të madhe, duke e falënderuar UÇK-në dhe komandantin legjendar Adem Jasharin për kontributin e tyre në fitimin e lirisë për popullin e Kosovës.

“Po tash ta marrim anën pozitive të Lëvizjes se aty secili ka kryer punën e vet, edhe ai e ka angazhu nëpër çlirimin e Kosovën mirëpo u pa që nuk ka një rezultat sepse Serbia dhe serbët nuk e njohin gjuhën e tavolinave. Gjatë gjitha periudhave prej 1912 çdo përpjekje ka qenë për çlirimin e shqiptarëve dhe Kosova ta ketë pavarësinë e vet.  Por mbi të gjitha Serbia nuk ka njohur gjuhën e paqes dhe ëshët dashur si rezultat i saj, se Serbia e njeh veç gjuhën e pushkës, dhe u formua UÇK-ja në krye me komandantin legjendar Adem Jasharin. Falë tyre ne jemi të lirë, liria nuk ka qenë e lehtë është dashur të jepet gjak e sakrificë e madhe”, ka deklaruar ai.