Lajme

Habit Limaj me deklaratë: Pas çlirimit ka pas përpjekje për luftë civile

By GAZETA SCANNER 1

June 07, 2024

Kreu i Nismës socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se pas çlirimit, Kosova ka pasur rrezik të ketë luftë civile.

Ai ka thënë se ndihet krenar që ka qenë pjesë e komunitetit politik në atë kohë dhe nuk kanë rënë në kurthin për të shpërthyer lufta civile.

“Kosova pas çlirimit ka pasur një rrezik tjetër, nga këndvështrimi im ka pasur rrezik për luftë civile dhe unë ndihem krenar që kam qenë pjesë e atij komuniteti politik pa dallim partish që nuk kemi rënë në kurthe dhe graca që vendin tonë me e dërgu në një përplasje civile, këtu ka ndiku shumë faktori ndërkombëtar, ndërsa Serbia është që 100 vite në Kosovë, dhe ka qenë e pambrojtun, një popull i varfër, pas çlirimit që është bërë në Kosovë ne duhet të ecim përpara dhe të mbyllen disa gjëra të së kaluarës”, tha ai në Kanal10.