Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka bërë sërish thirrje për një armëpushim në Gaza me fillimin e Ramazanit dhe gjithashtu ka bërë thirrje për heqjen e të gjitha pengesave për dërgimin e ndihmave humanitare.
Guterres gjithashtu bëri thirrje edhe për lirimin e menjëhershëm të pengjeve.
“Në të njëjtën kohë dhe në frymën e dhembshurisë së Ramazanit, bëj thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve. Sytë e botës po shikojnë. Sytë e historisë po shikojnë”, u shpreh tutje ai.