Sport

Guler nuk largohet nga Reali

By GAZETA SCANNER 1

June 08, 2024

Real Madridi ka pranuar shumë oferta për talentin turk Arda Guler në formën e huazimit.

Megjithatë, siç raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Reali nuk e ka ndërmend që të lejojë largimin e tij.

Guler për momentin është i angazhuar te Kombëtarja e Turqisë në Euro 2024 dhe është i lumtur me qëndrimin në “Santiago Bernabeu”.

Mesfushori turk nuk ka kërkuar asnjëherë që të largohet në klubi.

Ai gjithashtu është bërë turku i parë që fiton Ligën e Kampionëve, triumf të cilin e arriti Real Madridi një javë më parë ndaj Borussia Dortmundit.