Sport

Guardiola pritet të nënshkruajë kontratë të re me Manchester Cityn

By GAZETA SCANNER 1

October 16, 2024

Pep Guardiola pritet të nënshkruajë kontratë të re me Manchester Cityn, pavarësisht interesimit të Kombëtares së Anglisë për të.

Kjo sipas Daily Telegraph, e cila raporton se Guardiola është gati të bie dakord për një zgjatje njëvjeçare të marrëveshjes së tij në Etihad Stadium. Kontrata e tij aktuale do të skadojë në verën e vitit 2025 , por pas kësaj mund të kalojë edhe 12 muaj të tjerë në Mançester.

Nëse Guardiola do të vendoste të zezën mbi të bardhë, përpara se të përfundonte marrëveshjen aktuale, atëherë ai do të përfundonte një dekadë shërbimi me Cityn. Thuhet se ky është një objektiv për trajnerin katalanas, i cili kaloi vetëm katër vjet me Barcelonën në fillimin e karrierës së tij si trajner dhe tre në gjigantin gjerman Bayern Munich.

Ai ka mbikëqyrur një epokë suksesi historik për Cityn, me lavdinë e tripletës të shijuar në sezonin 2022-2023. Kërcënimi i dënimeve të rënda në një çështje me 115 akuza të Fair Playt Financiar (FFP) vazhdon të qëndrojë mbi Etihad – ku flitet për përjashtim nga Premierliga – por Guardiola është gati të qëndrojë pavarësisht gjithçka.

Thuhet se 53-vjeçari është i hapur ndaj idesë për t’u bërë trajner i një kombëtare në të ardhmen – pasi pranon një ulje të konsiderueshme të pagës – por tani për tani ai po shijon jetën në lojën e klubeve. Ai është i gatshëm t’i japë fund çdo bisede për pushim apo marrjen e drejtimit të Anglisë, pas një interesimi nga FA, me Cityn që duket se do të përfitojë nga prania e tij në kampionat për disa kohë akoma.