Sport

Guardiola nuk heq dorë nga titulli

Manchester City ka pësuar edhe një humbje tjetër në Premier Ligë.

Kësaj radhe skuadra e Pep Guardiolës ka humbur nga Manchester United.

Trajneri spanjoll ka thënë se nuk dorëzohet në garë për titull edhe përkundër faktit se Liverpooli ka 14 pikë më shumë.

“Ne duhet të përpiqemi të vazhdojmë. Ka shumë gjëra për të vazhduar dhe luftuar. Është e vështirë, sepse kundërshtari është në një seri të pabesueshme fitoresh, 15 nga 16 ndeshje deri tani. Nuk është koha për të menduar për titullin kampion. Duhet të mendojmë për atë që duhet të bëjmë dhe mendojmë për ndeshjen e radhës. Nuk ka rëndësi nëse diferenca është gjashtë, tetë apo katërmbëdhjetë pikë, ne duhet të vazhdojmë. Jemi një skuadër fantastike”, ka deklaruar Guardiola.