Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur për sulmuesin Julian Alvarez i cili është ankuar që nuk po aktivizohet mjaftueshëm te Qytetarët.
“Kam lexuar që ai do të mendojë për [të ardhmen]. Në rregull, le të mendojë…pastaj do të na informojë se çfarë dëshiron që të bëjë”, ka thënë Guardiola, sipas gazetarit Fabrizio Romano.
“Juliani ka luajtur shumë. Ai do më shumë? Në rregull, pra. Prandaj do të mendojë për këtë gjë, e kur të mendojë, ai do të na informojë”.
Përndryshe, argjentinasi ka thënë që vetëm pas misionit të tij me Argjentinën në Olimpiadë do ta qartësojë të ardhmen e tij te klubi.