Pep Guardiola ka konfirmuar planin e tij për të qëndruar si trajner i Manchetser Cityt sezonin e ardhshëm.
“Unë kam një kontratë dhe dua të jem këtu në Man City sezonin e ardhshëm, sigurisht! Unë do të qëndroj këtu në City, po ose po”, ka thënë Guradiola.
Guardiola do të vazhdojë te Man City deri në qershor të vitit 2025, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në dy ndeshjet kryesore të ardhshme.