Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, tashmë i ka thënë po një rikthimi të mundshëm të mesfushorit të Barcelonës, Ilkay Gundogan.
Katalunasit e dëshirojnë largimin e Gundoganit, ndërsa siç shkruan gazetari sportiv, Fabrizio Romano, Guardiola e do atë, pas bisedimeve që tashmë po zhvillohen, e të cilat u nisën dje.
Vendimi për një rikthim te City varet nga Gundogan, ndërsa ai ka propozime edhe nga Katari, Arabia e shumë klube të tjera.