Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje sot do të mbajë konferencë për media. Kjo konferencë pritet të mbahet në pra 11:00, një orë para seancës së jashtëzakonshme, të cilin e ka thirrur opozita.
Në këtë seancë do të diskutohet për audio-incizimin e shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, me kriminelin serb Milan Radoiçiq, e cila është publikuar këtë javë.
Nuk dihet ende nëse partia në pushtet do të marrë pjesë në këtë seancë.
Kjo parti, dje ka refuzuar që të debatohet në Kuvend për këtë çështje.
Nëse VV-ja nuk merr pjesë, kjo seancë nuk ka kuorum që të mbahet.