Koordinatori për Drejtësi në PDK dhe kadidati për deputet me numrin 29, Përparim Gruda është takuar me djalin e Jakup Krasniqit, Altinin, i cili po ashtu është kandidat për deputet nga kjo parti me numrin 21.
Gruda ka lavdëruar Krasniqin, duke thënë se ai është vlerë e shtuar në listën e PDK-së për deputet.
“Altin Krasniqi, si djali i personalitetit të shquar Jakup Krasniqi, por edhe si një i ri i përgatitur dhe me potencial të jashtëzakonshëm, përfaqëson një vlerë të shtuar në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës. Suksese, mik i mirë!”, ka shkruar Gruda në Facebook.