Lajme

Gruda i PDK-së e godet LDK-në: Kush qet sehire për mënyrën e shkuarjes në zgjedhje, s’është gati

By GAZETA SCANNER 1

May 15, 2024

Përparim Gruda i PDK-së, e ka goditur partinë tjetër opozitare LDK-në. Ai përmes një statusi në Facebook është shprehur se s’janë gati për zgjedhje ata që bëjnë seire për mënyrën se si duhet të shkohet në zgjedhje, duke aloduar në kërkesën e LDK-së ekskluzivisht për dorëheqje të Kurtit.

“Kush qet sehire mbi mënyrën e shkuarjes së vendit në zgjedhje duke thënë nuk votojmë për shpërndarjen e Kuvendit, por dëshirojmë dorëheqjen e Kryeministrit, tregon se nuk është gati për zgjedhje ose ka frikë nga ato.” – ka shkruar Gruda.