Lajme

Grubi: Heqim dorë nga kryeministri shqiptar për hatër të integrimeve në BE

By GAZETA SCANNER 1

July 30, 2023

Zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grupi, ka thënë se vendimi për dorëheqjet e tyre nga qeveria ka synime të mira për shtetin në rrugën për integrim evropian.

Me këtë vendim sipas tij, i hapet rruga ndryshimeve kushtetuese.

Tutje ai tha se BDI-ja me këtë vendim njëherazi ka hequr dorë edhe nga premtimi për kryeministrin e parë shqiptar (që u premtua në zgjedhjet e fundit), në të mirë të qytetarëve, pra për hatër të integrimeve në BE.

“Në qoftë se ne shkojmë në opozitë, me çrast, opozita do i kishte votuar ndryshimet kushtetuese, pasi që nevoiten 2/3 në Kuvend, ne kemi thënë që për të ardhmen e vendit tonë, jemi të gatshëm të ngrejmë dorë edhe nga qeveria e përkohshme, edhe nga kryeministri shqiptar, edhe nga mandatet tona. Çdo gjë që është marrëveshje politike e koalicionit, ne heqim dorë vetëm me kusht që opozita maqedonase ti votojë ndryshimet kushtetuese” tha Grubi për T7.

Tutje ai deklaroi se në rast të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, BDI-ja nuk do të garojë e vetme, por që i fton të gjitha partitë tjera politike të Maqedonisë së Veriut t’i bashkëngjiten frontit partiak pro-evropian.