Botë

Gruaja tha se lindi 10 foshnje, autoritetet: Nuk e vërtetojmë dot!

Qeveria afrikano-jugore thotë se nuk ka mundur të vërtetojë lajmin se një qytetare e këtij vendi ka sjellë në jetë 10 foshnje.

Zëdhënësja e saj, Phumla Williams tha se do t`i duhet ta verifikojnë ketë pretendim dhe nëse do të jetë e nevojshme, do të ofrojmë asistencë. ajo shtoi se në spitalet shtetërore nuk është regjistruar një lindje e tillë.

Nëse konfirmohet, ky rast mund të shënojë rekord të ri botëror. Bashkëshorti i 37 vjeçare Thamara Sithole, tha se ata u shokuan nga lajmi, pasi nga kontrollet paraprake ai dhe gruaja e tij, mendonin se do te kishte tetë fëmijë “Janë shtatë djem dhe tri vajza.

Jam i lumtur. Jam i emocionuar. Nuk mund të flas shumë”, tha më herët Tehobo Tsotetsi për Pretoria News. Thamara është nënë e dy binjakëve gjashtëvjeçarë. ajo pretendon se është në gjendje të mirë, pas lindjes së foshnjave me prerje cezariane. Autoritetet e rekordeve Guinness kanë thënë se janë duke hetuar këtë rast.

Një grua që ka lindur tetë foshnja më 2009 në Shtetet e Bashkuara aktualisht mban rekordin Guinness për më së shumti foshnja të lindura për një herë. Lindje të tilla  zakonisht janë rezultat i trajtimeve të lidhura me fertilitet.