8.1 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Gruaja nga Peja rrah dy persona pasi ia sulmuan burrin

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është sulmuar fizikisht nga dy persona. Ndërsa gruaja e tij ika dal në ndihmë duke i sulmuar dy personat e tjerë.

Rasti ka ndodhur dje në Pejë.

“Viktima mashkull kosovar, ka informuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, gjatë përleshjes gruaja e viktimës e dyshuara femër kosovare kishte sulmuar fizikisht dy të dyshuarit”, njoftoj policia.

Sipas policisë gruaja dhe dy personat e tjerë janë arrestuar.

“Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, njoftoj policia.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit