Lajme

Gruaja mori veturën me qira deri më 1 janar, pronari thotë se ajo ende s’e ka kthyer

By GAZETA SCANNER 1

January 15, 2023

Një burrë ka raportuar se një grua e ka marrë me qira veturën prej tij, me marrëveshje, prej datës 24 dhjetor deri më 1 janar.

Sipas ankuesit, ajo ende nuk e ka kthyer veturën.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“SHPËRDORIM I PASURISË SË HUAJ|ANP-Adem Jashari 14.01.2023-21:30.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, e dyshuara femër kosovare me marrëveshje prej datës 24.12.2022 ka marrë me qira një veturë deri me datë 01.01.2023, por e njëjta deri më tani nuk e ka kthyer veturën. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.