Lajme

Gruaja kosovare nis punën në krye të Shërbimit Informativ të Shqipërisë

By GAZETA SCANNER 1

April 04, 2023

Ka nisur sot punën në krye të Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Vlora Hyseni, e cila u dekretua dje nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj pas propozimit të Kryemininistrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, raporton Gazeta10.

Kryeministri ka njoftuar se sot kanë bërë së bashku me Hysenin prezantimin në institucionin që nga sot do të drejtohet nga një grua kosovare e cila për një kohë ishte edhe zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Ajo ishte shkarkuar nga ky post në vitin 2021.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=775855553910108&id=100044570103558&mibextid=Nif5oz