Video/Foto

Gruaja habitet kur sheh se lakuriqi i është ngjitur mes këmbëve, tallen komentuesit

Një grua nga Shtetet e Bashkuara e ka publikuar në internet momentin kur vërejti se mes këmbëve i ishte ngjitur diçka e pazakontë – një lakuriq i gjallë.

Përdoruesja e aplikacionit TikTok, e identifikuar me llogarinë TkaziG, e publikoi videon duke pyetur: “Si më ndodhi kjo mua?”

Pasi e incizon reagimin e vet e befasuar, ajo e drejton kamerën te këmbët për ta shfaqur lakuriqin e vogël, duke e detyruar që t’i mbajë këmbët të hapura për të mos e lënduar krijesën e imët.

Duke shkruar me komentuesit, ajo tha se nuk e kishte vërejtur lakuriqin derisa filloi të ecte dhe dëgjoi një tingull të çuditshëm mes këmbëve, shkruan Daily Mail.