Lajme

Gruaja e Rexhep Selimit tregon pse u largua një avokat nga ekipi mbrojtës

By GAZETA SCANNER 1

February 19, 2024

Edhe Rexhep Selimit, ish-deputeti i VV-së, apo në luftë siç quhej “10-shi” i UÇK-së do të mbes pa njërin ndër avokatët kryesor të tij.

Bëhet fjalë për avokatin David Young.

Më 8 shkurt të këtij viti, avokati kryesor i “Rexhës” Geoffrey Roberts, dërgoi një letër ku njoftoi trupin gjykues se do t’ia ndërpres kontratën David Young-ut si bashkëavokat i Selimit.

Pas këtij lajmi, ka reaguar gruaja e Selimit, deputetja Shqipe Selimi, e cila ka thënë se Young është liruar nga detyra për shkak të problemeve shëndetësore.

“Në lidhje me lajmet e fundit që po qarkullojnë në media se njëri nga avokatët në ekipin e Rexhep Selimit është larguar nga ekipi. Një gjë e tillë është e vërtetë, por nuk ka të bëjë asgjë me çështje financiare, por me çështje shëndetësore të avokatit David Young. Ekipi i Rexhep Selimit vazhdon punën si gjithmonë, të përkushtuar ndaj të drejtës dhe fitores”, ka shkruar ajo në Facebook.

Për fund ajo ka falënderuar avokatin Young për punën e palodhshme në mbrotje të Rexhës.