7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Gruaja e kandidatit të VV-së dhe mbështetësja e flakët e Albin Kurtit shpërblehet me një pozitë të rëndësishme në Kryeministri

- Advertisement -

Përkrahësja e Vetëvendosjes, Besa Curri Limani njëherit edhe bashkëshortja e kandidatit për asamble nga po kjo parti, Arbër Limani është rehatuar nga pushteti në një nga agjencitë më të rëndësishme, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, shkruan Gazeta Insajderi.

Besa Curri Limani me vendim zyrtarë të kryeministrit Albin Kurti është emëruar sot në pozitën e Zëvendësueses së Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe për Siguri Bërthamore.

Ju njoftoj se duke u bazuar ne vendimin e Kryeministrit znj. Besa Curri Limani është caktuar Zëvendësues e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe për Siguri Bërthamore (AKMBRrS)”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore (AKMRrSB) është  organ i pavarur rregullator, përgjegjëse për zbatimin e standardeve dhe politikave në fushën e Mbrojtjes nga Rrezatimi, Siguria Bërthamore dhe Mbrojtjen kombëtare dhe ndërkombëtare.

Qëllimi i tij, është monitorimi i llojit dhe i aktiviteteve të substancave radioaktive në mjedis dhe zbatimi i sigurisë radiologjike dhe bërthamore sipas ligjeve, rregulloreve dhe standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

AKMRrSB tani është Agjenci ekzekutive e Qeverisë përkatësisht Zyrës së Kryeministrit.

Besa Curri Limani është përkrahëse e kamotshme e kryeministrit Albin Kurtit dhe partisë së tij, kjo shihet edhe përmes postimeve në faqen e saj zyrtare në Facebook, shkruan Insajderi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit