Ekonomi

Greva dhe protestat rrezikojnë ta paralizojnë Parisin

Francë ka hyrë sot në ditën e dhjetë të një greve ndërsa janë zhvilluar protesta në disa qytete kundër njoftimit për vendosjen e një reforme të sistemit pensional.
Transporti hekurudhor është ndërprerë ndjeshëm sot në të gjithë Francën, ku vetëm 40 për qind e metrosë funksionon në Paris. E njëjta gjë është parashikuar për nesër dhe ditën e hënë.
Rezultati i lëvizjes protestuese është i pasigurt rreth dhjetë ditë para Krishtlindjes. Nëse greva hekurudhore vazhdon, mund të vie deri te paralizimi i qarkullimit për shkak të qytetarëve që lëvizin për pushime.
Sindikata hekurudhore përsëriti sot se bllokada do të vazhdojë derisa qeveria të arsyetojë dhe të tërheqë reformën.
Kryeministri francez Eduard Philippe prezantoi një plan të reformës së pensioneve, një veprim i cili zgjoi pakënaqësi te të gjitha sindikatat, madje edhe ata që mbështetën masat e shpallura në parim.
Reforma parashikon një sistem universal të pagesave të pensioneve në vend të 42 regjimeve të mëparshme, por kundërshtarët besojnë se pensionet mund të zvogëlohen ose të jenë të babarabarta.