Rozë

Gresa shpreh vullnetin për t’i ndihmuar vajzat drejt modelingut

By GAZETA SCANNER 1

May 27, 2024

Modelja shqiptare, Gresa Hoti ka shpalosur “5 datat” më të rëndësishme të saj në emisionin Prive.

E në bisedë e sipër me Mbresën, ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, ka pasur një porosi për të gjitha vajzat që synojnë të bëhen modele.

Ajo ka shprehur vullnetin për t’i ndihmuar ato duke i orientuar, ashtu siç theksoi Gresa, “në rrugën e duhur”.