Kulturë

Greqi: Gjenden varreza 3,500 vite të vjetra

Arkeologët amerikanë kanë zbuluar dy varreza mbretërore monumentale, të vjetra rreth 3,500 vjet, pranë një pallati të madh nga periudha mikenase në Peloponez, transmetoi Ministria Greke e Kulturës. Varrezat ishin të mbuluara nga rrënojat, prandaj nuk ishin të plaçkitura.

Mes gjërave të gjetura ishin edhe një unazë ari me vulë dhe një amulet i artë i një perëndeshe të lashtë egjiptiane, që flet për lidhjet tregtare dhe kulturore të epokës së bronzit.

Ministria tha se zbulimi ishte veçanërisht i rëndësishëm sepse hedh dritë në fazat e hershme të civilizimit mikenas..

Periudha mikenase zgjati nga rreth viteve 1650- 1100 para erës sonë..