Lajme

Grenell: Nëse Trump i fiton zgjedhjet do të jetësohet marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

By GAZETA SCANNER 1

September 29, 2024

Analisti Mentor Nazarko ka treguar se çfarë i tha ish-emisari special i ShBA’ve për dialogun, Richard Grenell, në takimin që pati para disa ditësh.

Sipas tij, Grenell ka thënë se nëse Donald Trump fiton zgjedhjet në Amerikë, atëherë gjëja e parë që do të bjënë në Ballkan është jetësimi i Marrëveshjes së Uashington, që është nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë nuk e di nëse Donald Trump do të fitoje zgjedhjet presidenciale në Amerikë. As nëse Richard Grenell në krah të tij gjatë takimit me Zelenskin do të jetë Sekretar i shtetit. Por di se ndërsa i shpreha vlerësimin tim për Marrëveshjen e Uashingtonit të paqes midis Serbisë dhe Kosovës, te katër vjetëve më parë për paqe, Grenell më tha para disa ditësh: gjëja e parë që ne do të bëjmë në Ballkan nëse fitojmë zgjedhjet, është jetësimi i asaj Marrëveshjeje”, shkroi Nazarko në Facebook.