Sport

Gratë e Barcelonës e fitojnë Ligën e Kampionëve

By GAZETA SCANNER 1

June 03, 2023

Ekipi i grave të Barcelonës ka triumfuar në finale të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur Wolfsburgun me rezultat 3-2.

Fillimisht gratë e Wolfsburgut kishin epërsinë prej dy golave. Fillimisht realizoi Ewa Pajor dhe më pas Alexandra Popp.

Në pjesën e dytë, Barcelona u këndellë duke e rikthyer rezultatin. E para që shënoi ishte Gutierrez, në minutën e 48’. E njëjta shënoi edhe njëherë tjetër dy minuta më vonë, për ta barazuar rezultatin.

Golin e fitores për Barcelonën e shënoi Fridolina Rolfo, në minutën e 80′.