Lajme

Gratë asambliste të Kaçanikut ndezin qirinj në solidarizim me Liridona Ademajn

By GAZETA SCANNER 1

December 05, 2023

Grupi i Grave Asambliste të Komunës së Kaçanikut kanë ndezur qirinj në solidarizim të Liridona Admejt, të ekzekutuar në një skemë të rëndë që dyshohet të jetë orkestruar nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Asamblistja nga radhët Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardita Rrahmani, në profilin e saj në Facebook ka shkruar se gratë kaçanikase “bashkëndjejnë me familjen dhe urojnë që rastet e tilla të jenë të fundit në shoqërinë kosovare”.

Njoftimi i Rrahmanit:

Grupi i Grave Asambleiste bashkë me disa qytetarë të Kaçanikut u solidarizuam me secilin qytetar e familjar të Liridona Ademajt.

U lutem që Zoti të e ketë afër vetes atë dhe të ju jap forcë familjarëve të saj për ta përballuar këtë humbje të madhe.

Bashkendjejmë me ta dhe urojmë qe rastet e tilla të jenë të fundit për shoqërinë kosovare.