Sport

“Grassroots Week”, futbolli bashkon fëmijët, prindërit e mësimdhënësit në Siboc të Obiliqit

By GAZETA SCANNER 1

September 28, 2024

Festivali i futbollit “Grassroots Week” zbarkoi sot në Obiliq, duke sjellë një atmosferë të festive në shkollën fillore “Migjeni” në Siboc. Fëmijët e pasionuar pas futbollit u mblodhën për të shijuar një ditë plot argëtim dhe aktivitete sportive. Nxënësit e kësaj shkolle u përfshinë me entuziazëm në lojërat me top, ndërsa mësimdhënësit dhe drejtori nuk qëndruan larg, duke u bashkuar në këtë përvojë të këndshme.

Prindërit, të cilët shoqëruan fëmijët e tyre, e vlerësuan pozitivisht këtë nismë të FFK-së, duke theksuar se futbolli ka një vend të veçantë në jetën dhe familjet e tyre. Aktivitetet e tilla kontribuojnë në zhvillimin fizik dhe shoqëror të të rinjve, duke promovuar njëkohësisht vlerat e sportit dhe të bashkëpunimit.

Shënimi javës Grassroots vazhdon nesër në një destinacion të ri, me shumë lojëra dhe aktivitete që priten të sjellin shumë gëzim për fëmijët.