Bayer Leverkusen janë fitues të Superkupës Gjermane 2024.
Edhe një titull për skuadrën e Xhakës, teksa fiton Superkupën e Gjermanisë kundër Shtutgartit.
Ata triumfuan me penallti, me golin barazues të Schick në minutën e 89-të që çoi ndeshjen në ekzekutime të penalltisë, pasi koha e rregullt u mbyll 2-2.
Xabi Alonso fiton Bundesligën, Kupën dhe Superkupën në 13 muaj, që kur mori drejtimin e klubit gjerman.
Titulli i pestë ndonjëherë për Leverkusen, tre nën drejtimin e Xabi Alonso.