Sport

Granit Xhaka: E meritojmë vendin ku jemi, por ende s’e kemi fituar titullin

By GAZETA SCANNER 1

February 21, 2024

Mesfushori i Bayer Leverkusenit Granit Xhaka thotë se klubi e meriton të renditet në pozitën e parë në tabelë, por ende asgjë s’ka përfunduar

Leverkuseni është favorit i padiskutueshëm për t’i dhënë fund epokës afatgjatë të Bayern Munichut, që e ka dominuar ligën gjermane që një dekadë.

Xhaka ka dhënë një intervistë të gjatë për “Blick”, ku komentoi mundësinë që të shpallen kampion.

“Besoj se e meritojmë vendin ku ndodhemi. Por, nuk nënkupton se do t ëbëjmë më pak sepse ende s’kemi arritur asgjë”.

Jam në top formë, qoftë fizikisht ashtu edhe psiqikisht. Nuk jam i lënduar, mirëpo nuk jam i vetëm. Kemi skuadrën, klubin dhe familjen. Këto janë ato pjesët e vogla që janë brutalisht të rëndësishme për mua”.

S’ke qenë i lënduar që dy vite, si është e mundur? Nuk shihni shumë gjëra në prapaskenë. Jam shumë më profesionist tani. Gjërat janë ndryshe kur isha 19 ose 20 vjeç. Sot ha ndryshe, pushoj ndryshe edhe pse kam dy fëmijë, më mirë kuptohet. Këto pak gjëra i kam ndryshuar”.

Ndër të tjera, Xhaka shtoi se ende është herët pavarësisht që kanë përfunduar 22 xhiro.

“Nuk mund të urojmë titullin tani? Jo, absolutisht jo. Një vit më parë, te Arsenali ishim tetë vite para Man Cityt dhe e humbëm kampionatin. Tani kemi edhe më pak ndeshje, është situatë komplet ndryshe por asgjë s’kemi fituar ende”.

Një kampionat është si maratonë. Duhet të jesh më fat, pak lëndime dhe pak lojtarë të suspenduar. Shumica e lojtarëve ishin aty, përfshirë ata që luajtën në Kupën e Afrikës. Te Arsenali na mungonin pesë lojtarë kyç në fazën finale të sezonit dhe nuk ishim në gjendje t’i zëvendësonim”.

Ndoshta s’na besoni por nuk na shqetëson titulli aspak. As edhe një person në dhomën e zhveshjes nuk flet për titullin kampion”.

Ndër të tjera, ai foli edhe për mundësinë që Leverkuseni ta mbyllë sezonin si i pamposhtur.

Bindja për të fituar një lojë dhe jo për të humbur është sigurisht më e lartë kur keni një vrapim të tillë. Megjithatë, nuk është më një vrapim për mua. Ju mund ta keni këtë për shtatë, tetë, nëntë ndeshje, por jo për 32. Ky është rezultat i punës së palodhur dhe cilësisë që ne tregojmë çdo ditë në stërvitje dhe, për fat të mirë, mund ta zbatojmë edhe në lojë. Ne mund të krenohemi me veten për atë që kemi arritur deri tani. Por pas 22 raundeve askush nuk ka fituar një trofe”.