Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Adem Grabovci, ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e fshatit Saradran të Istogut, në mesin e të cilëve është edhe vëllai i tij hero i Kosovës, Dinë Grabovci.
Grabovci ka thënë se vëllai i tij ka rënë në altarin e lirisë në të njëjtin në të njëjtin vend, ku pas Luftës së Dytë Botërore, forcat okupatore e kishin marrë njërin nga patriotët më shquar të asaj periudhe, xhaxhain e tij, Bajram Metë Grabovcin, eshtrat e të cilit nuk janë gjetur.
“Nderim dhe përkulje pranë lapidarit të të rënëve për liri, në 25-vjetorin e rënies, në Saradran. Në mesin e tyre, edhe vëllain tim, heroin Dinë Grabovci, i cili ka rënë në të njëjtin vend, ku pas Luftës së Dytë Botërore, forcat okupatore e morën njërin nga patriotët e shquar të asaj periudhe, axhën tim Bajram Metë Grabovcin, të cilit sot e kësaj dite nuk iu gjeten eshtrat. Eh, krahë Bacës Dinë, tash pushon edhe Nazmiu i cili ka lënë boshllëk të madh tek të gjithë ne. Lavdi të rënëve të fshatit Saradran! Lavdi gjithë të rënëve për liri! Lavdi!”, ka shkruar Grabovci në Facebook.