Ballina

Grabovci për Hashim Thaçin: I guximshëm në çdo aspekt, falë tij kemi raportin e mirë me ShBA-në

By GAZETA SCANNER 1

February 20, 2024

Adem Grabovci, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për një periudhë të gjatë kohore nuk është parë të jetë shfaqur në media.

Grabovci në emisionin “Politiko”  ka folur për raportin e Kosovës me SHBA-në, ai këtij raporti të krijuar meritat i’a lë ish-presidentit të vendit Hashim Thaçi.

Tutje Grabovci për ish-presidentin është shprehur se është figura më e dëshmuar për nga guximi dhe intelekti, ku sipas tij përmes Thaçit Kosova ka krijuar aleatë sikurse Amerika, raporton Gazeta10.

“Hashim Thaçi është një nga figurat ku në çdo aspekt e ka dëshmuar edhe për nga guximi dhe intelekti dhe gjitha të tjerat i ka edhe është e njohur nga marrveshje e Rambujes angazhimi i tij edhe guximi i treguar i tij , falë guximit të tij, ne sot kemi arritur që të krijuam partnerë dhe aleatë si Amerika”, ka thënë ai.