Lajme

Grabovci: Jam qytetar i lirë, mund të merrem me politikë

By GAZETA SCANNER 1

February 22, 2024

Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në një intervitë për Telegrafi, ka paralajmëruar rikthimin e tij në politikë.

Grabovci fillimisht foli për rastin “Pronto’, duke thënë se ishte përpjekje të diskreditohej politikisht.

“Nga fillimi kam qenë i bindur se “Pronto” ishte një përpjekje të diskreditohem politikisht. Asnjëherë nuk ka mundur të dëshmohet se unë i kam bërë padrejtësi dikujt. Drejtësia e ka thënë fjalën e vet. Epilogu ka qenë që unë të shpallëm i pafajshëm”.

Ai gjithashtu ka thënë se ato incizime që kanë rrjedhur kanë qenë tendencioze, por që tash mund të merret me politikë.

“Për mu është shumë e qartë si kanë rrjedhe dhe cili ka qenë qëllimi in rrjedhjes së atyre incizime. Për mua ajo është një etapë e mbyllur. Dua të kujtojë si një ëndërr të keqe. Më vjen shumë keq për familjen që u ka shkaktuar nervozë, por tashmë ajo çështje ka përfunduar dhe unë tashmë jam qytetarë i lirë dhe mund të vazhdojë jetën politike”.